Në tregun e punës në rajonin e Gostivarit kërkohen rreth 35 punëtorë të profileve të ndryshme, informon Koha.
Konkurset e shpallura nga Agjencia për punësim e Maqedonisë thonë se bëhet fjalë për vende pune nëpër firma që merren me tregti, ndërtimtari, hotelieri dhe të ngjashme. Firmat kërkojnë: teknik makinerie, shitës, punëtorë ndërtimor, instruktor fituesi, kamerier, kuzhinier, motër medicinale etj.
Përndryshe, në Gostivar janë të evidentuar 6.224 të pa punë që kërkojnë aktivisht punë.