Grabitet dhe digjet automjeti, dyshohet të jetë përdorur në ngjarje kriminale

Prishtinë | 22 Mar 2019 | 10:42 | Nga Ekonomia Online

Një automjet tip “Benz” është grabitur dhe i është vënë flaka nga persona të paidentifikuar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Balldre të Lezhës. Shtetasi me iniciale Nikolin Kola ka qenë duke udhëtuar me automjetin me targa AA 377KH në superstradën Lezhë-Ballre, kur dy persona i kanë dalë para dhe e kanë zbritur nga makina me forcë.

Më pas ata janë larguar me shpejtësi dhe i kanë vënë flaken në afërsi të fshatit Kakarriq dhe autoret janë larguar pa lënë gjurmë. Kanë qenë kalimtar të rastësishëm të cilët kanë konstatuar automjetin në flakë dhe kanë njoftuar zjarrfikësen.

Ndërhyrja e këtyre të fundit ishte e kotë, pasi makina ishte shkrumbuar plotësisht.

Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, ndërsa pronari i automjetit që ra pre e grabitjes ka deklaruar se nuk ka arritur t’i identifikojë autoret të cilët kanë qenë të maskuar.

Nikolin Kola është anëtar i Bordit të Kullimit në Qarkun e Lezhës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme