Një grabitje e armatosur ka ndodhur, sot pasdite, në një institucion mikrofinanciar në Drenas.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, e ka konfirmuar rastin për Ekonomia Online. Ajo ka bërë të ditur se rreth orës 16:30 në Drenas, në një institucionin financiar, ka ndodhur grabitje e armatosur.
Sipas Ahmetit, një person i dyshuar i maskuar nën kërcënimin e armës ka arritur të grabis një shumë të parave dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Por shpejt është arrestuar.
“Rreth orës 16 : 30 në Drenas saktësisht në një institucion mikrofinanciar ka ndodhur një grabitje e armatosur. Një person i dyshuar i maskuar nën kërcënimin e armës ka arritur të grabis një shumë të parave dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Reagimi i shpejtë i Policisë dhe bashkëpunimi i mire me qytetaret ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me Prokurorinë përkatëse janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin”, ka thënë Ahmeti për Ekonomia Online.