Ekonomia Online
FUNDIT

Grabitet një burrë në Prishtinë nën kërcënim të armës

Grabitet një burrë në Prishtinë nën kërcënim të armës

Disa të dyshuar raportohet ta kenë marrë me forcë një burrë në rrugën “Hamëz Jashari” në Prishtinë, të enjten mbrëma. Policia e Kosovës ka njoftuar se disa të dyshuar kanë marrë me forcë një burrë në rrugën “Hamëz Jashari” në Prishtinë, të enjten mbrëma. Përmes raportit 24-orësh, Policia ka bërë të ditur se viktima ka […]

Disa të dyshuar raportohet ta kenë marrë me forcë një burrë në rrugën “Hamëz Jashari” në Prishtinë, të enjten mbrëma.

Policia e Kosovës ka njoftuar se disa të dyshuar kanë marrë me forcë një burrë në rrugën “Hamëz Jashari” në Prishtinë, të enjten mbrëma.

Përmes raportit 24-orësh, Policia ka bërë të ditur se viktima ka arritur të ikë nga vetura.

Sipas PK-së, viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

“Fillimisht është raportuar se disa të dyshuar me një veturë me targa vendore, me forcë e kanë marrë viktimën mashkull kosovar dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Më pas viktima ka arritur që të ikë nga vetura e të dyshuarve. Sipas viktimës, të dyshuarit nën kanosjen e armës e kanë futur në veturë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Në njoftim është bërë e ditur se është arrestuar njëri nga të dyshuarit.

“Është identifikuar vetura dhe njëri nga të dyshuarit mashkull kosovar i cili është arrestuar, në vendbanimin e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet më tej në njoftim.

Të ngjashme