Grabitet shtëpia e mërgimtarit në Istog

Prishtinë | 12 Jan 2019 | 08:11 | Nga Ekonomia Online

Një person është ankuar në Polici se posa është kthyer nga Gjermania, nga mbikëqyrësi i shtëpisë së tij është njoftuar se persona të dyshuar dhe të panjohur me forcë kanë hyrë në shtëpi.

“Gjatë kontrollimit dhe verifikimit të shtëpisë, ankuesi vëren se pos dhomave të demoluara  nuk i mungon asgjë, ndërsa në garazhin e tij ku kishte një veturë me tabela vendore, i janë vjedhur dy armë zjarri-revole”, thuhet në raportin 24 orësh policor.

Me vendimin e Prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme