Grabitja në Rinas, del se ku ndodhej “Daja” nga Peja (Video)

Prishtinë | 20 Gus 2019 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Mesditën e kësaj të marte është rikthyer sërish vëmendja tek super grabitja në Rinas.

News24’ e ‘BalkanWeb’ kanë arritur të sigurojnë videot e kamerave të sigurisë të lokalit ku ndodhej mesditën e 9 prillit, pejani Ragip Hajdini, një prej të dyshuarve për grabitjen në pistën e aeroportit të Rinasit.

Referuar pamjeve rezulton se kosovari që thirret me nofkën Daja, ndodhej me një grup miqsh në Spitallë, kur Admir Murataj dhe grupi i armatosur shkatërroi rrethimin e Rinasit dhe mori prej barkut të një avioni miliona euro.

Pamjet filmike janë sekuestruar nga prokuroria për Krime të Rënda dhe janë dërguar për ekspertizë. Ragip Hajdini u arrestua mbi bazën e dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Alkond Bengasi, i cili flet për një takim mes pejanit dhe Admir Muratajt, që mbeti i vrarë pas grabitjes.

Të ngjashme