Një person në fshatin Doganaj të Kaçanikut, ka raportuar policinë e Kosovës se derisa ishte në vendin e punës në lokalin bastore sportive, kanë hyrë dy persona të dyshuar e të maskuar, nën kërcënimin e armës, kanë grabitur nga arka para dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Nuk raportohet për të lënduar.
Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante Policore. Me vendimin e Prokurorit, është iniciuar rasti dhe mbetet nën hetime.