Sot rreh orës 08:15, në rrugën ,,Tahir Sinani” ka ndodhur një rast grabitje me armë kur në lokalet e bankës kanë hyrë katër persona të armatusur me armë të gjata dhe nën kërcënimin e armës nga punëtorja kanë kërkuar që ti dorëzoj paratë nga arka,shuma nuk dihet për momentin.
Me këtë rast ka pasur edhe shkrepje arme në ajr nga ana e një të dyshuari por nuk ka persona të lënduar.
Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjet kombi dhe policia gjatë ndjekjes të të dyshuarve ka pasur gjuajtje me armë nga ana e të dyshuarve në drejtim të automjetit të policisë,por nuk ka pasur të lënduar.
Janë duke u marrë të gjitha veprimet policore për identifikimin e personave të dyshur dhe arrestimin e tyre.