Grabitje e armatosur në një barnatore në Prishtinë

Prishtinë | 08 Tet 2021 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Një person i armatosur ka kanosur punonjësen e farmacisë dhe ka vjedhur 200 euro.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkaq policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

“Prishtinë, 07.10.2021 -19:22. Derisa viktima femër kosovare ishte duke punuar aty ka hyrë një i dyshuar mashkull i armatosur dhe duke kanosur viktimën, nga arka e farmacisë ka grabitur 200 euro, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti nën hetime nga njësitë relevantë”, ka bërë të ditur policia.

Të ngjashme