Policia njofton se një pompë derivatesh në Prishtinë ka qenë cak i një personi të maskuar dhe të armatosur.
I njëjti nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë parash dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
GRABITJE/Prishtinë 10.04.2022 – 03:42. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke punuar në pompë të derivateve, një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës i ka grabitur një shumë parsh dhe është larguar në drejtim të panjohur. Rasti në procedurë hetimore.