Grabitje në Fushë-Kosovë, e kërcënuan me armë, ia morën paratë

Prishtinë | 10 Pri 2025 | 09:09 | Nga Ekonomia Online

Një grabitje e armatosur ndodhi në Fushë-Kosovë.

Një person është paraqitur në Polici dhe ka raportuar se nën kërcënimin e armës i janë marrë paratë.

 “Sot rreth orës 08:30, kemi pranuar informatën për një rast grabitje që ka ndodhur  në rrugën ‘Hajrullah Zymi’ në Fushë Kosovë, (dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 06:30), ku ankuesit me forcë nën kërcënimin e armës i janë marrë një shumë e parave. Në koordinim me Prokurorinë përkatëse, hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin”, njoftoi Policia e Kosovës.

Të ngjashme