Grabitje në një market në Prishtinë, policia jep detaje

Prishtinë | 18 Nën 2021 | 22:11 | Nga Ekonomia Online

Rreth orës 21:20 ka ndodhur një grabitje në një market në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga tre persona.

“Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e PK-së për Rajonin e Prishtinës.

Të ngjashme