Grabitje në një parking nëntokësor në Prishtinë

Prishtinë | 03 Maj 2021 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Dy persona kanë raportuar në Polici se dy të panjohur nën kërcënimin e thikës, ua kanë grabitur dy telefona celularë. Rasti ka ndodhur të shtunën në orën 16:00 në një parking nëntokësor në Prishtinë, ku të dyshuarit të maskuar, pas grabitjes kanë ikur në drejtim të panjohur.

“Nuk raportohet për te lënduar, përderisa rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, thuhet në njoftimin policor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme