Grabitje në një pikë transferimi parash

Prishtinë | 11 Dhj 2018 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Sot rreh orës 10:30, në  rrugën “Bajram dhe Gursel Sylejmani” në Ferizaj, në një pikë për transferim parash ka ndodhur një rast ,,Grabitje e mbetur në tentativë” kur në lokal ka hyrë një person dhe nën kërcënimin e armës nga punëtorja ka kërkuar që ti dorëzoj paratë nga arka.

Sipas njoftimit të Policisë për rajonin e Ferizajt, falë gjeturisë së pronarit dhe intervenimit të shpejtë të njësiteve policore,i dyshuari H.V. 29 vjeç, (m/sh/k) është prangosur dhe arestuar në vendin e ngjarjes.

Me rastin janë duke u marrë hetuesit e sektorit të hetimeve rajonale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme