Grabitje në pompë të benzinës në Gjilan, plagoset i dyshuari

Prishtinë | 22 Kor 2016 | 14:17 | Nga

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull serb, pasi që i njëjti në bashkëpunim edhe me një të dyshuar mashkull serb, të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur  këmbimoren në objektin e një pompe të derivateve.

Në njoftim të Policisë thuhet se i dyshuari është zënë nga pronarët e objektit i cili gjatë intervenimit të tyre është lënduar nga shkrepja e një arme të zjarrit.

“Një vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një armë gjysmë automatike, shtatë fishekë, tri gëzhoja, një telefon celular, një motoçikletë dhe një helmetë. Me urdhër të prokurorit janë bastisur shtëpitë e dy   të dyshuarve,  me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar: një maskë, një jelek anti-plumb dhe një boks i hekurt”, thuhet në njoftim.

 Policia njofton se lidhur me rastin i dyshuari i arrestuar dërgohet në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme