Ekonomia Online
FUNDIT

Grabovci në gjykatë, merret në pyetje për Limajn

Grabovci në gjykatë, merret në pyetje për Limajn

Adem Grabovci ka arritur në seancën gjyqësore ku do të jetë dëshmitar i Prokurorisë në gjykimin e Fatmir Limajt dhe të tjerëve në rastin e njohur si MTPT. Seanca e sotme ka nisur në ora 10:00, por Grabovci trashmë është paraqitur në sallë, për shkak se mbrojtja e Limajt kishte kërkuar që të mos dëshmojë […]

Adem Grabovci ka arritur në seancën gjyqësore ku do të jetë dëshmitar i Prokurorisë në gjykimin e Fatmir Limajt dhe të tjerëve në rastin e njohur si MTPT.

Seanca e sotme ka nisur në ora 10:00, por Grabovci trashmë është paraqitur në sallë, për shkak se mbrojtja e Limajt kishte kërkuar që të mos dëshmojë sot Grabovci, pasi nuk kanë marrë material dhe provat që Grabovci mund t’i sjell gjatë dëshmisë së tij.

Mirëpo, trupi Gjykues i EULEX-it, ka vlerësuar se mbrojtja ka pasur mjaftueshëm koha t’i shqyrtojë këto materiale.

Prokurori ka nisur marrjen në pyetje të Grabovcit, dhe pyetja e parë që i ka bërë ka qenë se cilës parti politike i takon dhe kur e ka nisur aktivitetin e tij me këtë parti, raporton Gazeta Express.

Grabovci ka treguar se është pjesë e PDK-së dhe se është bashkuar me ta që para themelimit, gjatë themelimit dhe deri më sot.

Grabovci është përgjigjur edhe në pyetjet e prokurorit për pozitat që ka, ka treguar se është deputet i PDK-së në tri legjislatura.

Po ashtu ka treguar edhe për funksionet e tij në parti, si anëtar i Kryesisë, antar i këshillit drejtues, kryetar i partisë në Pejë etj.

“Në vitin 2008-2009, cila ishte pozita juaj ne parlament?”, ka pyetur tutje Prokurori, ndërsa Grabovci është përgjigjur se ka kaluar kohë e gjatë dhe thotë “më duket se kam qenë vetëm deputet”.

Ai tutje është pytur nëse e din se gjatë asaj kohe si janë mbledhur fonde për partinë. Por Grabovci edhe për këtë ka thënë se ka kaluar kohë e gjatë dhe nuk i kujtohet mirë.

Akuza ndaj Limajt lidhet me tenderët për mirëmbajtjen e rrugëve në komunën e Gjilanit.

Adem Grabovci ka qenë zëvendësministër në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, të cilën e drejtonte Limaj.

Të ngjashme