Grafite me simbolin serb në lagjen me shqiptarë në veri

Fotografia është shkrepur në vitin 2018 kur në një stacion në Fushë-Kosovë ishin shkruar grafitë me simbolin serb
Prishtinë | 02 Mar 2024 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Fotografia është shkrepur në vitin 2018 kur në një stacion në Fushë-Kosovë ishin shkruar grafitë me simbolin serb

Në lagjen “Kroi i Vitakut” në veri të Mitrovicës të premten janë vërejtur grafitë provokuese.

Policia ka thënë se në një shtëpi të pabanuar janë shkruar grafitet me simbolin nacionalist të serbëve, kryqi me katër C-ja.

Policia e ka iniciuar rastin si “nxitje e përqarjes dhe mosdurimit”.

“Më 01.03.2024 është vërejtur se në një shtëpi të pabanuar janë shkruar grafitë (kryqi me 4C). Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Të ngjashme