Grande rrëzon nga “froni” Gomezin

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Aktorja dhe këngëtarja e njohur, Selena Gomez, nuk është më “mbretëresha” e Instagramit. Këngëtarja është rrëzuar nga froni nga Ariana Grande.

Gomez mbante vendin e parë si femra më e ndjekur në këtë rrjet social por tani ka kaluar në vendin e dytë.

Është këngëtarja 25-vjeçare që zotëron tashmë fronin.

Grande ka 146.258.213 ndjekës ndërsa Gomez 146.257.849.

Deri në fund të tetorit të vitit të kaluar Gomez ishte personi më i ndjekur në Instagram. Por vendin ia mori Cristiano Ronaldo që mban vendin si njeriu më i ndjekur në këtë rrjet social me mbi 155 milionë ndjekës./

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme