Granit Xhaka ia ka uruar ditëlindjen vëllait të tij, Taulant Xhakës, me një postim prekës në llogarinë e tij në Facebook.
Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, e ka shfrytëzuar llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, për t’ia uruar ditëlindjen vëllait të tij, Taulant Xhakës.
“Per ty sot eshte nje dite shume e veçante andaj se bashku me gezimin dhe gjithe rendesin e kesaj dite te veçante per ty dhe gjithashtu per mu dhe te gjithe ate qe te duan dhe ti i do: Te deshiroj gjithe lumutrin e kesaj Bote”, shkruan Xhaka në llogarinë e tij në Facebook.
“Te deshiroj Suksese te medha ne te ardhmen, Vullnet ne Pune/Mesime, Te deshiroj fat ne te gjitha sferat e jetes dhe me se shumti te deshiroj harmoni dhe lumturi me te gjithe ata persona qe jane pjese e jetes tende. Urime ditlindjen vllau im”.
Edhe pse familja e tyre ka prejardhje nga Kosova, Graniti dhe Taulanti i përfaqësojnë dy kombëtare të ndryshme. Graniti luan për Kombëtaren e Zvicrës, ndërsa Taulanti për atë të Shqipërisë.