Me të përfunduar sezoni, përbrenda skuadrës së Arsenal janë bërë disa ndryshime.
Bëhet fjalë për numra fanellash.
Pavarësisht formës në sezonin e fundit dhe disa problemeve me fitnes, Arsenal, i ka dhënë numrin 1 të fanellës portierit Petr Cech.
Në këtë rend, ndryshime ka edhe te Granit Xhaka. Futbollisti shqiptar i Zvicrës, tash në Emirates Stadium do ta ketë në shpinë numrin 34 – atë me të cilin ka luajtur edhe të Borussia Dortmund.
Mohamed Elneny do të bartë nga kjo verë numrin 4, të lënë bosh nga Per Mertesacker, ndërkaq Hector Bellerin merr numrin e mbrojtësit tradicional të krahut të djathtë – 2.