Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka është marrë në pyetje nga policia britanike, pasi akuzohet se ka fyer me terma racorë një punonjës të aeroportit Heathrow të Londrës.
Sipas mediave britanike, incidenti besohet të ketë ndodhur të hënën në mbrëmje, kur mikut të tij iu refuzua hyrja në avion.
Kjo vjen vetëm një ditë pasi mesfushori i Arsenal, u përjashtua nga ndeshja për sjellje jo disiplinore në fushën e lojës.
Sipas “The Independent”, dëshmitarë në aeroport thanë se 24 – vjeçari u soll në mënyrë abuzive dhe racore ndaj një punonjësi të British Airways, përpara punonjësit e sigurisë së aeroportit dhe policia të mbërrinin në vendngjarje.
Xhaka ndodhej në aeroport pasi po shoqëronte mikun e tij futbollist, Leonard Lekaj.
Ky i fundit, i cili është i afërm i të fejuarës së Xhakës, Leonita Lekaj, sipas mediave britanike kishte mbërritur me vonesë për udhëtimin e tij drejt Gjermanisë dhe iu refuzua hyrja në avion.
Duket se ky ka qenë dhe shkaku përse Xhaka u hodh në sulm me fjalë fyese ndaj punonjësve.
Kur situata u qetësua, mesfushori u shoqërua drej stacionit të policisë në perëndim të Londrës për t’u marrë në pyetje.
https://www.instagram.com/p/BOCWI_zg-o7/?taken-by=granitxhaka&hl=en
https://www.instagram.com/p/BPnMUH3gciC/?taken-by=granitxhaka&hl=en