Kandidatja e PDK-së për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi, gjatë gjithë vikendit ka vazhduar takimet me qytetarë dhe aktivitetet në kuadër të strukturave partiake për mobilizimin për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Gjatë takimeve që po zhvillon nëpër lagje të qytetit dhe nëpër fshatra, Idrizi po has në një mikpritje të jashtëzakonshme dhe në një përkrahje të madhe.
Në takim me gratë në qendër apo siç njihet “Kervesh Mahalla”, Idrizi, ka përgëzuar ato për aktivitetet e tyre në mbështetje të kandidaturës së saj për kryetare të Komunës së Mitrovicës.
“Është një moment i ri në Mitrovicë, është një moment kthese, prandaj të gjithë duhet të jemi bashkë që komunën tonë ta drejtojmë në rrugën e zhvillimit dhe prosperitetit”, tha ajo.
Idrizi falënderoi gratë e pranishme në takim dhe nëpërmjet tyre të gjitha gratë e Mitrovicës, për kurajon dhe motivimin që janë duke i dhënë.
“Me punë të vazhdueshme dhe të ndershme, me qytetarët e mi, me zonjat e nderuara dhe me të rinjtë që premtojnë shumë, Mitrovica do të bëhet qyteti që e kemi deshtë të gjithë”.
Në ndërkohë ajo ka zhvilluar edhe vizita në pjesë tjera të qytetit dhe aktivitete me strukturat partiake, ku është vërejtur një mobilizim i jashtëzakonshëm në mbështetje të Valdete Idrizit, femrës më të guximshme të Evropës dhe kryetares së ardhshme të Mitrovicës.