Përfaqësueset e Gruas Demokratike të Kosovës në Skenderaj, rrjeti i grave në biznes dhe Organizata e grave intelektuale kanë dënuar ashpër gjuhën ofenduese të deputetit të Vetëvendosjes, Fisnik Ismajli si dhe shprehin indinjatë nga mosreagimi i organizatave të grave në Kosovë.
Reagimi i plotë:
Deshirojme te shprehim indinjaten tone te thelle lidhur me ofendimet dhe sharjet qe, per fat te keq, anetari i Kuvendit te Kosoves z. Fisnik Ismaili i beri ne adrese te deputetes nga rajoni I Drenices Znj. Ganimete Musliu.
Me kete rast, ne, shprehim qendrimin tone kunder cdo padrejtesie ne adrese te grave, aq me teper kur keto padrejtesi degjenrojne ne fyrje se pse nje grua paska pase te drejte te sjelle ne jete nje vajze. Kjo fyrje nuk ju adresua vetem nje Ganimete Musliu, por te gjitha grave te vendit tone, prandaj kerkojme nga personalitetet tona publike; qe te kene kujdes ne prononcimet e tyre dhe te mos bejne deklarime shoviniste, sepse pikerisht ata jane te thirrur te ju prijne proceseve perparimtare dhe te jene shembulli me i mire per shoqerine tone e jo te ndikojne qe debati publik te degjenroi ne permasa primitve.
Ne po ashtu jemi thelle te indinjuara edhe me aplikimin e standardeve te dyfishta te rrjetit te Grave te Kosoves, perfaqesuesve te shoqerise civile dhe personaliteteve tjera te skenes sone politike ndaj rasteve te njejta te sulmeve dhe ofendimeve ndaj grave ne Kosove, sepse perderisa ne disa raste, sikur bejne gare se kush i pari apo e para do deklarohet ne mbeshtetje te nje gruaje te atakuar, ne kete rast te njejtit apo te njejtat heshten.
Keto grupime, te cilat aq bujshem thirren ne kauzen e fuqizimit te gruas ne shoqeri, duhet ta dijne qe politikat gjinore nuk jane vetem politika kozmetike dhe te aplikueshme sporadikisht, por jane politika te cilat kerkojne perkushtim dhe sakrifice personale, sepse jane pikerisht ato politika te cilat do e shtrojne rrugen neper te cilen neser, pasneser do i qesin hapat vajzat tona.
Me kete rast, ne shprehim fuqishem edhe qendrimin tone kunder ketyre standardeve te dyfishta sepse mendojme se nje grua qe ofendohet nuk duhet domosdoshmerisht te jete nga nje rajon i caktuar, ajo nuk duhet domosdoshmerisht ti takoj nje profesioni te caktuar apo ti takoj domosdosmerisht nje familje te caktuar. Nje grua qe ofendohet nuk duhet domosdoshmerisht te kete permasa te caktuara optike apo te kete mbrapa nje bashkeshort te caktuar, ne menyre qe ti ofrohet mbeshtetje, te pakten morale, nga organizatat qe thirren ne fuqizimin e pozites se gruas dhe nga anetaret e shoqerise civile apo edhe nga vete shoqeria ne pergjithesi.
Ne rastin ne fjale, qytetaret nga e gjithe Kosova shprehen solidaritetin e tyre me Ganimete Musliun, por heshten ata qe nuk do duhej te heshtnin, dhe heshtja e tyre percolli nje mesazh te hidhur i cili dha te kuptohet se nese grate deshirojne jete te qete ato duhet te HESHTIN!
Por grate ne shoqerine tone nuk do te heshtin, sepse ne qofte se do lejohet te behet norme shoqerore qe nje grua edhe per se vdekuri te akuzohet dhe denigrohet pse paska lindur nje femije, ne kete rast nje grua tjeter, atehere kemi lejuar qe neser pasneser dikush t´ju diktoi vajzave tona nese u lejohet apo jo te behen nena.
Ne, perfaqesueset e shoqatave te lartshenuara, shprehim ne menyre unanime indinjaten tone per deklaratat e degjenrauara te Fsinik Ismailit ne adrese te Ganimete Musliut, deklarata keto te cilat nuk permbajne asgje tjeter pervec fyrjeve me te ulta ne adrese te nje gruaje. Deklaratat e tilla nuk sherbejne ne ecurine e asnje procesi te rendesishem per vendin, pervec se jane tentim i rrenimit te pozites se gruas ne shoqeri.
Deklarata te tilla i kontribojne primitivizmit te shoqerise ne pergjithesi, prandaj duhet t´ju thuhet stop. Kete duhet ta benin te gjitha grupimet e garve ne Kosove por edhe disa personalitete tjera te cilat ne disa raste reagojne me shpejtesi te drites e ne disa raste behen te shurdhura dhe memece.
Politikat gjonore nuk kane qene asnjehere dhe nuk jane as sot politika konfomiste, prandaj mos heshtni !
Me respekt,
Grauaja Demokratike – Skenderaj
Rrjeti i Grave te Biznesit – Skenderaj
Organizata e Grave intelektuale – Skenderaj