Me fillim nga ora 11 në sheshin “Skënderbeu” ishte paralajmëruar një protestë për Ditën e Evropës. Protesta u thirr në emër të të gjitha grave lidershipe nga e gjithë Kosova, por që morën pjesë pak prej tyre, raporton Ekonomia Online.
Gratë pjesëmarrëse kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës të dinë arsyet pse Dita e Evropës duhet të jetë festë zyrtarë.
Diellëza Rama tha se shteti ka shumë për të bërë e nuk ka kohë për pushim të tilla.
Rama tha se nuk ka arsye për festimin e një datë të tillë.
Ajo më tutje shtoi se nuk janë kundër festimit përmes aktiviteteve të ndryshme.