Gratë në ditën ndërkombëtare të tyre protestojnë me moton “Marshojmë, s’festojmë!”

Prishtinë | 08 Mar 2018 | 12:33 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës dhe shoqata tjera kanë protestuar në ditën ndërkombëtare të gruas për drejtësi gjinore dhe shoqërore, raporton Ekonomia Online.

Shukrije Rexhepi, përfaqësuese nga sindikata, tha se edhe përkundër legjislacionit në fuqi shkela e të drejtave të punës ngacmimet në shkollë vazhdojnë të jenë të formave të ndryshme.

“Gratë në çdo aspekt janë të ekspozuara ndaj dhunës dhe ngacmimeve në vendin e punës raste të cilat edhe shumë rrallë arrijnë të raportohen. Gjasat që ato të përjetojnë ngacmime shumë fizike janë shumë të mëdha”.

“Vendet më pozita më të ultë të punës janë ato që kryesisht i gjejnë gratë e në këtë kontest ato janë më pak të paguara. Kërkojmë respektimin e legjislacionit në fuqi”.

Luljeta Aliu-Krasniqi, aktiviste për barazi gjinore, tha se Ligjit për ndarjen e pasurisë së përbashkët të jetë gati sa më shpjet.

“Ne jemi të gjithë këtu për një të ardhme më të mirë e cila bazohet në lirinë e të gjithëve. Ne jemi të gjithë këtu për ta quar përpara kauzën tonë e cila do ti shërbente zhvillimit tonë në përgjithësi. Ka ardhur koha që t’i themi jo një patriarkati të verbër i cili nuk dëshiron progres”.

“…gratë e duan pronën. Ligjit për ndarjen e pasurisë së përbashkët të jetë gati sa më shpjet. Jemi këtu dhe nuk do të dorëzohemi deri sa t’i arrijmë qëllimet tona për një shoqëri demokratike”.

Lendi Mustafa, aktivist, ka kërkuar që të respektohen të drejtat e grave e të ndalohet puna në shtëpi papagesë.

“Duam vende të sigurta dhe të shëndetshme të punës, ekonomisë së zezë korrupsionit dhe nepotizmit respektoni të drejtën e lehonisë, stop punës në shtëpi papagesë”.

Dhjetë kërkesat e marshit protestues:

50% përfaqësim i grave në vendimmarrje, në sindikata, institucione publike e private, dhe në të gjitha nivelet e organizimit shoqërore;

Të implementohen ligjet dhe kontratat kolektive në tërësi dhe pa përjashtime;

STOP diskriminimit në punë për shkak të moshës;

Të respektohen të drejtat e njeriut në punë, pa dallim seksi, gjinie, orientimi seksual, identiteti gjinor, etnie, religjioni dhe çdo identiteti tjetër individual apo shoqëror;

Duam vende të sigurta dhe të shëndetshme të punës. Gjatë viteve 2011 – 2017, 90 punëtorë kanë gjetë vdekjen dhe 400 të tjerë janë lënduar në vendin e punës;

STOP ekonomisë së zezë, korrupsionit dhe nepotizmit;

Respektoni pushimin e lehonisë. Avokojmë për leje prindërore;

Të zhduket varfëria dhe papunësia e grave;

Sigurim shëndetëor për të gjithë. Pushimi mjekësor nuk është pushim vjetor;

STOP punës shtëpiake pa pagesë! Prandaj Votoni propozimin për barasvlefshmërinë e punës në familje.

Dita Ndërkombëtare e Gruas, ku për nder të kësaj dite, në Kosovë do të ketë aktivitete të shumta. Kjo ngjarje daton nga 8 marsi i vitit  1857, kur rrobalarëset e New Yorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.

Kurse 100 gra nga shumë vende evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbledhura në Kopenhagë të Danimarkës, nën kryesinë e Klara Cetkinit, vendosen që 8 Marsi të shënohet si Dita Ndërkombëtare e Grave.

 

Të ngjashme