Gratë të diskriminuara në Kosovë, kërkohet ndryshimi i legjislacionit

Prishtinë | 05 Mar 2019 | 11:25 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ndonëse përbëjnë 51 për qind të popullatës në Kosovë, gratë po vazhdojnë të mbesin të diskriminuara në shumë aspekte të shoqërisë, raporton Ekonomia Online.

Kështu u tha në publikimin e hulumtimit “Ndryshimi i Ligjit për Familjen – Pasuria e përbashkët dhe mbajtja financiare”, i bërë nga Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi.

Autorja e këtij publikimi njëherësh, drejtoreshë ekzekutive e Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi, Luljeta Aliu, tha se tha në Kosovë nuk ekziston ndonjë nismë për ndryshimin e qasjes ndaj grave, sidomos në pronë.

“Unë e kam pa sa ka drejtësi në gjykata edhe më është dok shumë e çuditshme si nuk ekziston ndonjë nismë që kish me kërkuar ndryshimin e qasjes ndaj grave po edhe qasjen e grave në pronë. Gratë përbejnë 51 për qind të popullatës të Kosovës.  Karriera e qasjes në punë dastrikisht bien numrat me atë të dhunës. P.sh. në arsim parashkollor 99.8 për qind”, u shpreh Aliu.

Sipas saj, dhuna në familje është një fenomen shqetësues. Sipas Aliut, raportet tregojnë se mbi 40 për qind e grave raportojnë dhunën, ndërsa burrat pësojnë dhunë nga lidhja bashkëshortore 9.7 për qind.

“Dhuna ne familje numri nuk është i ulët 40.9 e grave raportojnë. Grat që kanë përjetuar dhunë janë 68%. Dhuna ndaj burrave është  9.7 për qind dhe jo që vjen nga lidhja bashkëshortore ndërsa dhuna e grave 40.9 për qind dhunë. Te gjitha gratë më Kosovë janë 12% e tyre kanë ndonjë pronë. Dhuna ekonomike është thelbi pasohet prej dhunës emocionale pastaj psikologjikë  deri te dhuna fizike. Problemi më i madh në këtë çështje se diskriminimi është sistematik po edhe sistemit”, shtoi Aliu, raporton Ekonomia Online.

Se gratë po diskriminohen në shumë fusha, e thotë edhe deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu. Kjo e fundit e cila është edhe kryetare e komisionit parlamentar për Legjislacion, shtoi se shifrat flasin për 80 për qind të grave të papuna.

“Kemi shimë probleme madje një prej kritikëve të drejtësisë jam unë. Problemin e kemi tek noterët madje edhe tek noteret gra.  Është problem i madh diskriminimi në punësim. Shifrat 80 e grave janë të papuna dje 12 për qind janë të punësuara. Kur është gjendja kështu gjithçka është e ndërtuar mbi pabarazi. Kur ka papunësi më së shumti ka prek vajzat dhe gratë”, tha Haxhiu.

Ndërsa, Jo-Anne Bishop nga UNMIK-u, tha se Kosova duhet të përshtatë ligjet e Kosovës me standardet e Kombeve të Bashkuara. Sipas saj, UNMIK-u do të mbështesë projekte që kanë të bëjnë me barazinë gjinore në Kosovë.  

“Jam e inspiruar nga kurajo juaj për të dedikuar kohë energji dhe njohuri për të provuar këtë ndryshim kaq të rëndësishëm. Pyetja se pse e kemi mbështetje këtë projekte është se  Si kombe të bashkuara sepse kjo te ndihmojë të përputh ligjin e Kosovës me standarde të kombeve të bashkuara. Kjo do të ndihmojë të zvogëloj dhe për të parandaluar dhunën ndaj grave. Ne Kosovë dhuna është e përmbledhur për shkak të qasjes se vogël në punë”, tha Bishop, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme