Gremniku bëhet me kanalizim të ujërave të zeza

Prishtinë | 04 Tet 2016 | 16:33 | Nga

Projektet infrastrukturore në komunën e Klinës janë shtrirë edhe në fushën e bujqësisë, trajtimin e ujërave të zeza dhe fushën e arsimit.

Kryetari I kësaj komune, Sokol Bashota, sot ka përcjell për së afërmi punimet që janë duke u kryer në rrjetin e kanalizimit të ujërave të zeza dhe kanalin e ujitjes në fshatin Gremnik të Klinës.

Kanalizimi i cili ka gjatësi 2500 metra ka kushtuar rreth 50 mijë euro. Këto punime janë në fazën e tretë dhe përfshinë disa lagje të këtij fshati me çka i tëre fshati tashmë është i përfshirë në rrjetin e kanalizim të ujërave të zeza.

Ndërkohë kanali për ujitjen e tokave bujqësore është në ndërtim e sipër në largësi 1460 metra nga i cili do të ujiten qindra hektarë tokë të banorëve të këtij fshati.

Në Gjimnazin “Luigj Gurakuqi” janë duke u bërë punimet e nxemjes qendrore që ka kushtuar rreth 40 mijë euro, me rregullimin e së cilës do të krijohen kushte shumë më të mira për nxënësit.

Kryetari Bashota ka thënë që projektet në komunën e Klinës nuk kanë të ndalur.

“Po punohet në projekte të shumta për të rritur mirëqenien e qytetarit”, ka thënë Bashota i cili ka uruar banorët e Gremnikut për realizimin e dy projekteve si dhe nxënës e arsimtarë për nxehjen qendrore.

kryetari-bashota

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme