Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell të mërkurën i kërkoi Bashkimit Evropian që ta shpallë organizatë terroriste Hezbollahun, një grup ushtarak në Lindjen e Mesme.
Grupi shiit në Liban, i cili ka lidhje shumë të forta me Iranin, është shpallur organizatë terroriste nga disa vende perëndimore, përfshirë ShBA-të, Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë dhe Izraelin.
Disa vende të tjera, si Australia, Franca dhe Gjermania, e kanë klasifikuar si terroriste vetëm krahun ushtarak të Hezbollahut, por jo të gjithë grupin.
Në një opinion të shkruar nga Grenell për mediumin Politico, ai shkroi, “Bashkimi Evropian duhet ta shpallë Hezbollahun si organizatë terroriste në tërësi.”
“ShBA-ja është e vendosur në përpjekjet e saj për të parandaluar përhapjen e terrorit të Hezbollahut, por ne nuk mund ta përmbajmë vetë kërcënimin. SHBA kërkon mbështetjen e aleatëve të saj evropian”, shkroi Grenell.