Grenell: Kishim arritur shumë progres në dialog në vitin 2020, u diskutua edhe tërheqja e trupave të NATO-s

Prishtinë | 20 Qer 2023 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Richard Grenell, ish-emisari Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë – Serbi duke folur për një televizion amerikan ka thënë se në vitin 2020 ishte diskutuar tërheqja e forcave të NATO-s nga Kosova pasi ishte bërë progres i madh në dialog.

Grenell në paraqitjen e tij televizive kishte thënë se Trump dhe ekipi i tij ishin duke bërë lëvizje të mëdha dhe novatore për t’i afruar Kosovën me Serbinë, shkruan Paparaci.com.

“Donald Trump dhe ekipi i tij po bënin lëvizje të mëdha dhe novatore për t’i afruar Kosovën dhe Serbinë. Mos harroni, kjo ishte marrëveshja e katërt që Donald Trump bëri mes Kosovës dhe Serbisë. Ne kishim një marrëveshje ekonomike që të dyja palët po e shtynin përpara. Duhet të jem i sinqertë me ju, për shkak se po bënim shumë progres, ne diskutuam mundësinë e heqjes së forcave të NATO-s nga Koosva, sepse po bënim shumë përparim mbrapa në vitin 2020.”, tha Grenell.

Më tutje, Grenell u shpreh se palët po afroheshin drejt njëra-tjetrës, por sipas tij me ardhjen e Biden në pushtet, çështja iu la në dorë evropianëve.

Grenell, i cili njihet për kritikën e tij ndaj evropianëve tha se në tri vitet e fundit ka pasur rritje të kaosit, dhunës, përplasjeve dhe pranisë së trupave në Kosovë.

“Ishte koha, të dy palët ishin dakord për zhvillimin ekonomik, hapën kufijtë, kishin rënë dakord të bënin një fluturim midis Prishtinës dhe Beogradit, lufhansa ndërhyri dhe tha unë do ta ofrojë atë fluturim, në po bënim shumë përparim, por atëherë kur ekipi i Bideni-it erdhi, ajo që vendosën të bënin ishte të ndryshonin politikën e SHBA-së, tani politika e SHBA-së ishte evropianët janë në krye. Kështu që për tre vitet e fundit, evropianët kanë qenë në krye dhe ajo që shohim është kaos, dhunë, përplasje dhe shohim një rritje të pranisë së trupave në Kosovë.”, tha Grenell.

Të ngjashme