I dërguari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, është bërë pjesë e fushatës së republikanëve për garën presidenciale të 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Grenell në një insert disa minutësh, lavdëron punën e Presidentit aktual të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, që ka bërë ndaj komunitetit LGBTI, njofton Klan Kosova.
Ai shprehet mirënjohës ndaj Presidentit Trump, i cili i ka dhënë mundësinë që të jetë personi i parë homoseksual në kabinetin e tij.
Sipas Grenell fakti që është homoseksual, nuk e ka zbehur aspak karakterin e Donald Trump që ta mbajë pjesë të stafit.