Grenelli ngushëllon Vuçiqin për vdekjen e ish-gruas

Prishtinë | 31 Jan 2022 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i ka shprehur ngushëllime presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për vdekjen e ish-bashkëshortes, Ksenija Vuçiq.

Grenelli shkroi në Twitter se ish-bashkëshortja e presidentit ishte gazetare dhe grua e mirë.

“Kisha aranzhuar një intervistë me të në shkurt. E di që ende shumë njerëz janë në shok”, tha ai.

Vuçiqi ishte i martuar me gazetaren Ksenija Vuçiq nga viti 1997 deri më 2011. Nga kjo martesë, ka dy fëmijë.

Ksenija Vuçiq vdiq të shtunën në moshën 56-vjeçare.

Vuçiqi më 2013 është martuar me politikologen Tamara Gjukanoviq, me të cilën ka një fëmijë.

Të ngjashme