Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Greqi pasi u kapën me 41,5 kg kanabis të fshehur në automjetin e tyre.
Makina e tyre u ndalua për kontroll në afërsi të Kozanit. Droga e sekuestruar nga policia ishte e ambalazhuar në 36 paketa dhe ndodhej në portbagazhin e makinës.
Dy të arrestuarit, 53 dhe 38 vjeç, do të dalin para prokurorit të Kosturit, ndërkohë që po vazhdojnë hetimet për të zbardhur destinacionin dhe marrësit në dorëzim.