Greqia përdor drone për të luftuar evazionin fiskal në turizëm

Prishtinë | 25 Sht 2018 | 09:04 | Nga

Evazioni fiskal në ekonominë e Greqisë, një vend që varet shumë nga të ardhurat e sektorit të turizmit, vlerësohet të jetë rreth 1/4-a e prodhimit kombëtar.

Pikërisht për këtë arsye, inspektorët tatimorë të Ministrisë së Financave në vendin fqinj, kanë intensifikuar ndërhyrjet në zonat më të frekuentuaraq nga turistët.

Këtë sezon, në ishullin e Santorinit është eksperimentuar edhe me drone të cilësisë së lartë, të cilët janë përdorur për të vëzhguar nëse operatorët që ofrojnë udhëtime të shkurtra ditore me mjete lundrimi, lëshojnë kuponë tatimorë për të gjithë pasagjerët.

Kështu me pamjet e siguruara nga dronët, verifikohej numri i turistëve në bordin e mjeteve lundruese dhe më pas bëhej verifikimi i kuponëve të lëshuar.

Rezultatet ishin mjaft inkurajuese, pasi të nëntë anijet turistike të verifikuara, rezultuan se nuk lëshonin kupona për të gjithë pasagjerët, ndërsa pronarët e tyre u përballën me gjoba të majme.

Vlen të theksohet se turizmi është “arma” më e fortë e ekonomisë greke, pasi zë rreth 1/5-tën e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme