Gresa u largua nga Kosova, Andi i mërzitur

Prishtinë | 20 Pri 2023 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Pas më shumë se një muaji në Kosovë, ditën e sotme modelja Gresë Hoti ka marrë rrugë drejt Italisë.

Atje, do t’i rikthehet përditshmërisë së saj me punët e shumta që e presin në profesionin e saj si modele.

E dita e sotme ka qenë e zymtë për Andin i cili është dashur t’i japë “lamtumirën” e përkohshme të dashurës së tij.

Në kthim nga aeroporti, Artani ka ndarë kohën me shi duke u shprehur: “Edhe moti është i pikëlluar poashtu”.

Kujtojmë se Gresa në një intervistë për Prive javë më parë foli mes tjerash edhe për lidhjen që do të vazhdojë në distancë mes saj dhe Andit, gjë që e konsideronte si test për të parë se si do të zhvillohet raporti në rrethana të tilla.

Të ngjashme