Këngëtarja e njohur, Greta Koci është një ndër personazhet më të komentuara në rrjetet sociale për shkak të anës profesionale, por edhe personale.
Këngëtarja është përfolur shpesh për ndërhyrjet estetike, por gjithmonë e ka mohuar.
Së fundmi Greta Koci ka publikuar një video në Instagram, ku shfaqet duke bërë “microblading”, i njohur si vizatimi i vetullave.
Në videon e publikuar shihet qartë ndryshimi i vetullës së saj dhe vetullës tjetër pas ndërhyrjes estetike.