Një situatë e pazakontë ka ndodhur në aksin Romë-Fiumicino në Itali. Një kukull me gërsheta është gjendur e varur në urën e autostradës. Kukulla u pikas nga shoferët e rastit të cilët e larguan kukullën nga rruga, por ata vunë re diçka të dyshimtë.
Në kukull ishte shënuar “Greta është Zoti ynë”, dhe bëhet fjalë për Gerta Thunberg aktivisten e klimës e cila bëri bujë me fjalimin e saj mbi ndryshimet klimaterike. Kryebashkiakja e Romës, Virginia Raggi, e konsideroi akt turpi këtë veprim. Ajo ka shprehur solidaritetin me aktivisten adoleshente dhe familjen e saj.
Fjalimi i Gertës ishte një shuplakë e fortë për udhëheqësit botërorë, të cilët rrinë duarkryq ndaj situatës së përkeqësuar të klimës. Pas këtij veprimi Gerta mori vlerësime të shumta dhe u quajt vajza që përloti Botën, por ndaj saj nuk munguan edhe kritikat.