Aktivistja për ruajtjen e ambientit, Greta Thunberg, është vetëm 16 vjeçare, por ajo po iu bën thirrje liderëve botërorë që të jenë të vëmendshëm për ngrohjen globale.
Pasi që bëri një fjalim të fuqishëm në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York, ajo u pa duke pritur në njërin prej korridoreve të ndërtesës së OKB-së.
Posa ajo pa presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nuk ishin fjalët që tërhoqën vëmendjen e rrjeteve sociale – ishte shikimi i saj.
Kujtojmë se gjatë fjalimit të saj në samitin e OKB-së, adoleshentja i akuzoi udhëheqësit botërorë për “fjalët e tyre boshe” duke thënë se ata ishin të shqetësuar vetëm për para.