Rreth 500 mijë njerëz protestuan në Montreal, Greta Thunberg kërkon ndihmën e presidentit kanadez

Prishtinë | 28 Sht 2019 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Aktivistja Greta Thunberg, i ka prirë protestave që janë zhvilluar në Monteal të Kanadasë, ku organizatorët thanë se protestuan rreth 500 mijë njerëz, kundër ndryshimeve klimatike.

Para se të zhvillohej kjo protestë, aktivistja suedeze është takuar edhe me presidentin kanadez Justin Trudeau, të cilit i tha se nuk është duke bërë shumë, ndërsa i kërkoi të dëgjojë më shumë shkencën dhe të veprojë lidhur me shkencë, transmeton Telegrafi.

“Ajo është zëri i një gjenerate, i të rinjve që po u kërkojnë liderëve të bëjnë më shumë”, ka thënë Trudeau, duke thënë se do të dëgjojë këto thirrje.

Derisa është në mesin e fushatës zgjedhore, presidenti Trudeau ka premtuar se do t’i mbjellë dhjetë miliardë drunj brenda dekadës së ardhshme.

Thunberg kërkoi më shumë nga të gjithë liderët botërorë, duke e konsideruar këtë si momentin e fundit për mbrojtjen e ambientit, kur shkencëtarët po japin alarm për rritje të temperaturave në oqeane dhe rajone të ftohta në botë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme