Qarkullimi hekurudhor në Francë është ndërprerë në kuadër të grevës kundër reformave të laburistëve të presidentit francez, Emmanuel Macron.
Fillimi i grevës është cilësuar si “E martja e zezë”, mirëpo aksioni do të vazhdojë për tre muaj, përkatësisht dy ditë në javë.
Stafi i kompanisë shtetërore hekurudhore, SNCF është duke udhëhequr grevën, ndonëse kësaj nisme i janë bashkuar edhe punëtorët e sektorit të energjisë dhe mirëmbajtjes.
Kjo pakënaqësi përbën sfidën më të madhe të Macronit prej kur presidenti ka fituar pozitën në majin e vitit të kaluar.
Macron dëshiron të transformojë SNCF-në, në kompani profitabile, pasi e njëjta shton 3 miliardë dollarë borxhe në vit, duke rritur shumën në 47 miliardë dollarë deri më tash.
Unoni ka thënë se borxhet janë shkaktuar nga investimet e tepërta në trenat, TGV dhe akuzon Macronin për hapje të rrugës së privatizimit.
Punëtorët e kompanisë frikësohen se mund të humbin punën, rritjen vjetore të pagave dhe të drejtën për pensionim të hershëm.