Grevistët në çerdhen “Lulevera” i ankohen Jasharajt se gjendja ekonomike u është rënduar

Prishtinë | 01 Sht 2022 | 12:32 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli Qendror Grevist i SBAShK-ut, shoqëruar nga Këshilli Qendror Grevist i BSPK-së kanë vizituar çerdhen “Lulevera” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj me këtë ka falënderuar grevistët për mbarëvajtjen e grevës dhe u ka premtuar se do të jenë zëri i tyre.

Trajtim të posaçëm u ka premtuar ai grevistëve, duke shtuar se çdo kërkesë e tyre do të merret parasysh.

“Do të bëjmë çmos që ju të keni vendin meritorë në Ligjin e pagave, se dimë që jeni shumë keq. Jemi mundur që mos të vijmë deri te kjo. Ju faleminderit që jeni dijitoz në grevë”.

“Iu premtoj edhe juve se ne jemi me ju, ne jemi zëri juaj. Greva nuk do të përfundojë tinëz. Ne i qëndrojmë besnik vullneti dhe premtimit që na keni dhënë”.

Kurse një nga edukatoret e kësaj çerdhe u ankua se gjendja e tyre ekonomike po vjen vetëm duke u vështirësuar, marrë parasysh edhe rritjen e çmimeve.

“Nëse kërkojmë që mos të dorëzoheni. Po ne duke u kërcënuar se çfarë gjendje jemi, nuk e di me çfarë të drejte mundohen të na kërcënojnë, ka edhe të tillë që nuk mund me vazhduar grevën, gjendja është alaramnte”.

“Kjo është shumë e rëndë, kërkojë nga ju që mos të dorëzoheni, për ne nuk është e lehtë të na ndalet paga. Është shqetësues se ne po kërcënohemi, ne po kërkojmë një të ardhëm më të mirë, por përgjigja e tyre është negative”.

Përderisa nënkryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës, Ymer Ymeri, tha se

“Qeveria ka zgjedh rrugën me i thyer grevistët me kërcënime. Nuk kanë asnjë të drejtë mos me ekzekutuar pagën, komunat nuk kanë bo ndryshime në lista, ky është një lloj presioni me ndërpre grevën”.

“Për neve nuk ka qenë e mundshme me ndodh një gjë e tillë. Kemi filluar proceduar për vepra penale. Shpresojmë që qëndrueshmëria e juaj të shpërbleftë”.

Fillimisht të dy Këshillat kanë vizituar Shkollën e Mesme Teknike “28 nëntori”.

Të ngjashme