Griezmann flet për partneritetin e tij me Messin dhe Suarezin

Prishtinë | 18 Sht 2019 | 11:14 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i Barcelonës, ​​Antoine Griezmann ka bërë thirrje për më shumë kohë për të parë produktivitetin e partneritetit me Luis Suarez dhe Lionel Messi.

Reprezentuesi francez mezi ka luajtur me dyshen sulmuese këtë sezon, pavarësisht se është folur shumë për partneritetin ‘MSG’ pas lëvizjes së tij prej 120 milionë eurosh nga Atletico Madridi këtë verë.

Suarez dhe Messi kanë luftuar me lëndime deri më tani, me të parin që u kthye nga bankina kundër Valencias fundjavën e kaluar dhe filloi kundër Borussia Dortmundi në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma.

Messi doli nga bankina kundër skuadrës së Bundesligas, dhe ishte hera e parë që treshja ‘MSG’ luajnë së bashku.

Sidoqoftë, ish-ylli i Real Sociedadit nuk shqetësohet nga mungesa e kohës së lojës mes tyre në këtë fazë.

“Jam në klub vetëm që dy muaj. Jam mësuar të luaj këtu, dhe rolet dhe lëvizjet e shokëve të mi i kam mësuar”, ka thënë fillimisht Griezmann.

“Po ashtu, jam akoma duke u përshtatur për të luajtur me Suarezin, Messin dhe Dembelen, pasi ata janë me mua në sulm”.

 “Por, unë jam i sigurt se ne po lëvizim në drejtimin e duhur si ekip”, përfundoi ylli francez.

Griezmann ka shënuar dy herë për skuadrën e Ernesto Valverde deri më tani këtë sezon, së bashku me Suarezin dhe sulmuesin adoleshent Ansu Fati.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme