Bacelona po planifikon ta shesë gjatë verës sulmuesin Antoine Griezmann.
Drejtuesit e skuadrës spanjolle nuk janë të kënaqur me paraqitjet e sulmuesit dhe dëshirojnë ta largojnë.
Barcelona për ta liruar Griezmannin po kërkon mbi 50 milionë euro.
Për sulmuesin 29-vjeçar interesim kanë shprehur Manchester Unitedi dhe PSG-ja.
Griezmann në të gjitha garat këtë edicion ka shënuar 12 gola dhe ka bërë 10 asistime.
Ai ka kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2024.