Blaise Matuidi ka thënë se do të votonte për bashkëkombësin e tij Antoine Griezmann, të cilin e do kandidat për Topin e Artë.
Griezmann sivjet ka realizuar 32 gola në të gjitha garat për Atletico Madridin ndërsa ai po shkëlqen edhe në Euro 2016, duke eliminuar Gjermaninë në gjysmëfinale me Francën.
“Mendoj se Griezmann është kandidat kredibil për Topin e Artë me atë që ka bërë gjatë këtij sezoni në të gjitha garat”, ka thënë Matuidi në një konferencë për media.
“Nëse duhet të votoja, do ta votoja atë. Është e jashtëzakonshme ajo çfarë ka bërë ai. Shpresoj që të vazhdojë kështu dhe jam i lumtur që një lojtar i tillë është me ne”.