Një grua 74 vjeçare mendohet të jetë gruaja më e moshuar, që ka lindur binjakë me anë të metodës së fekondimit artificial, raporton Dailymail.
Erramatti Mangayamma, nga India ka lindur dy binjakë të shëndetshëm me burrin e saj 57 vjeçar. Ajo tregon që nuk kishte pasur kurrë fëmijë, dhe ka vendosur ta provojë këtë metodë, pasi ishte bindur nga bashkëshorti i saj.
Gruaja 70 vjeçare nuk ka fëmijë të tjerë dhe ka kaluar në menopauzë 30 vite më herët.
“Unë nuk mund të shpreh gëzimin që kam sot. Këto foshnja i kam ëndërruar gjithë jetën time. Askush nuk mund të më quajë më infertile”, u shpreh ajo.
70-vjeçarja ka thyer rekordin e mëhershëm për gruan më të vjetër që ka lindur foshnjë.
Fekondimi artificial është një metodë shumë e mirë për gratë, të cilat janë infertile dhe nuk kanë mundësi të lindin fëmijë në kushte normale.