Bashkëshortja e dëshmorit Agim Ramadani, Shukrije Ramadani, ka folur për herën e fundit që e kishte parë burrin e saj, para se ai të vritej nga forcat serbe,
Ajo në emisionin Frontal në T7 ka deklaruar se asnjëherë nuk e ka menduar se ajo do të ishte hera e fundit kur do ta shihte bashkëshortin e saj.
“E kisha vajzën e vogël. Dola me përcjellë deri të vetura. Nuk më la ta përcillja në aeroport tha se ligështohet. E përcolla, u përqafuam dhe kaq”, tregon Ramadani e cila se kishte menduar kurrë se ky do të ishte përqafimi i fundit.
Shkurija ka deklaruar se ka qenë e bindur se Agimi nuk do të vritej në luftë.
“Asesi, unë isha e bindur që Agimi që kaloi të gjitha sfidat, i bëri një vjet në luyftë, nuk u plagos, kaloi luftart në ish-Jugosllavi, në luftës së Kosovës kjo nuk do t’i ndodhte. E dija që ushtarët e tij nuk do ta linin kurrë”, ka thënë Ramadani në Frontal.