Çitaku viziton Thaçin në Hagë: Mbetemi të palëkundur, pranë tyre dhe të përkushtuar për drejtësi

| 11 Dhj 2024 | 16:32 | Nga

Vlora Çitaku, Sekretare e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, ka njoftuar se sot ka udhëtuar drejt Hagës, ku është takuar me ish-presidentin e vendit Hashim Thaçi, për të cilin ajo ka thënë se është ‘‘një burrë që ka mbajtur mbi supe ëndrrat dhe sakrificat e një populli, të një shteti’’.

Çitaku ka theksuar se ‘‘besimi i palëkundur i Presidentit Thaçi në drejtësinë e luftës çlirimtare të Kosovës shkëlqente më fort se kurrë’’.

Ajo po ashtu ka thënë se këtë herë, në këtë vizitë ajo ka qenë e prekur thellë nga zhvillimet e fundit me procedurën gjyqësore.

Sot, udhëtova edhe një herë drejt Hagës për të vizituar një burrë që ka mbajtur mbi supe ëndrrat dhe sakrificat e një populli, të një shteti, Presidentin Hashim Thaçi. Unë, posaçërisht këtë herë, isha e prekur thellë nga zhvillimet e fundit me procedurën gjyqësore, ndërsa besimi i palëkundur i Presidentit Thaçi në drejtësinë e luftës çlirimtare të Kosovës shkëlqente më fort se kurrë, edhe brenda këtyre mureve.  Një gjë, le të jetë e qartë për të gjithë: Hashim Thaçi mishëron shpirtin e luftës sonë për liri e pavarësi, guximin e atyre që dhanë gjithçka për këtë tokë dhe besimin e patundur se e vërteta gjithmonë triumfon”, ka theksuar ajo.

Të ngjashme