Mbi 50 pedagogë të Fakultetit të Shkencave sociale i janë bashkuar protestës së studentëve që kanë braktisur për më shumë se dy javësh auditorët. Ata kanë firmosur një dokument të shkurtër ku i kërkohet qeverisë shfuqizimi i ligjit problematik të arsimit të lartë që cilësohet, deri më tani si thelbi i kaosit të shkaktuar në universitetet publike.
Në listën e pedagogëve që kanë firmosur bie në sy dhe emri i gruas së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Fatlinda Tahiri Berisha është bashkëshortja e ish-ministrit, e cila është lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Punës dhe Politikës Sociale në Universitetin e Tiranës që nga viti 2008.
Në deklaratën e firmosur nga 50 pedagogët mbështetet protesta e studentëve dhe kërkesat e tyre.