Gruaja shtatzënë tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në spital

Prishtinë | 16 Jan 2023 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasje e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët.

Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë pak para mesnatës në një familje në fshatin Skorobishtë të Prizrenit, ku një grua e moshës 31-vjeçare ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, duke konsumuar një sasi të madhe medikamentesh me ç’rast i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Këtë e kanë bërë të ditur burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës dhe kanë njoftuar se ajo që e bën edhe me të rëndë rastin është se viktima është shtatzënë. Ajo po trajtohet në repartin e Gjinekologjisë dhe akoma s’dihet gjendja e saj.

Motivi i rastit sipas informacioneve të para dyshohet të jetë një mosmarrëveshje e saj me djalin e saj të mitur. Sinjali mëson se Policia është njoftuar për ngjarjen, me ç’rasr një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.

Të ngjashme