Përparim Gruda, koordinator për drejtësi në PDK iu ka përgjigjur Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut lidhur me reagimin e saj ndaj dërgimit të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë në Gjykatën Kushtetuese.
“Ministrja e Drejtësisë nuk mund të largoj vëmendjen nga skandali i zhdukjes së mostrave të rastit Dehari duke sulmuar PDK-në pse ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Byronë.
Në çdo demokraci normale, një Ministre e Drejtësisë do të duhej të mos kishte frikë nga Gjykata Kushtetuese, por ta mirëpriste vendimin e saj.
Kosova duhet të ndahet njëherë e mirë nga logjika e gazit lotsjellës dhe e dhunës në institucione, dhe të kthehet të logjika, parimet dhe vlerat e Kushtetutës, të cilën ne do ta mbrojmë çdo ditë”, ka shkruar Gruda.