Gruevski aktivizon avokatët, përpiqet ta shmangë burgun

Prishtinë | 29 Tet 2018 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri Nikolla Gruevskit sot ka aktivizuar ekipin e avokatëve për të gjetur rrugë për shtyrjen e vuajtjes së dënimit me burg, informon ina.

Siç mësohet, ekipi i avokatëve të tij do të kërkojë zyrtarisht shtyrjen e vuajtjes së dënimit prej dy viteve burg për rastin “Tanku” lidhur me blerjen e Mercedes-Benzit 600 mijë euro, gjatë kohës si kryeministër, kur kishte urdhëruar që MPB të shpallë tenderin e paligjshëm dhe me shumë parregullsi.

Kërkesa për shtyrjen e dënimit është për shkak të obligimeve të tij të pakryera si personalitet publik me funksione dhe pozitat që ka, por dhe si deputet në Kuvend.

Sipas ligjit, mund të shtyhet vuajtja e dënimit në rastet kur i dënuar ka probleme shëndetësore apo është në trajtim, arsye të argumentuara familjare dhe juridike, por në rastet e tilla mund të ketë shtyrje deri në një vit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme